Linja Shqipëri-Nju Jork, Rama: Kemi nisur negociatat me kompaninë amerikane

Edi Rama po zhvillon takim në New York me emigrantët që punojnë dhe jetojnë aty prej vitesh.

Rama u pyet nga shqiptarët në Amerikë se kur do të hapert linja New York-Shqipëri. Kryeministri tha se kanë nisur negociatat me kompaninë amerikane, por nuk dha një përgjigje përfundimtare se kur do të realizohet. Ai shtoi se po bëhen gati të hapet aeroporti i Vlorës

Pjesë nga biseda:

Pyetja: Kur do bëhet linja New York-Shqipëri?

 Rama: Aeroporti po negocion me kompaninë amerikane për të nisur fluturimet direkte. Nuk e di kur do përfundojë kjo negociatë por ne jemi gati të hapim edhe aeroportin e Vlorës i cili do të jetë me pistën më të gjatë në rajon, u bë i tillë për fluturime transoqeanike.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.