Ligji i ri për bastet online kalon të enjten në seancë plenare

Baste live

Pas një kohe të gjatë diskutimesh në Parlament dhe më gjerë, ligji i ri i basteve online, pritet të miratohet në seancën e kësaj të enjte, duke i hapur kështu rrugë rikthimit të kësaj veprimtare në Shqipëri pas më shumë se 5 vite moratorium.

Projektligji që u miratua në Komisionin e Ekonomisë të martën, është futur në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku pritet që të miratohet.

Gjatë diskutimeve, deputeti socialist Erion Braçe kundërshtoi normën e tatim fitimit 15% të vendosur për kompanitë që do të operojnë në këtë fushë, duke e konsideruar atë si shumë të ulët. Por kryetari Eduard Shalsi argumentoi se në vijim do të ketë rishikime të tjera të ligjit.

Një tjetër propozim i Braçes që u rrëzua në komision ishte edhe propozimi për të vendosur një tavan për shumën që do të luhet në baste sportive online e për të tatuar edhe lojtarët fitues.

Pasi të marrë votat pro në Parlament, ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë nga botimi në Fletoren Zyrtare.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.