Lëkundje tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

Miks Albania

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e kësaj të enjteje në Shqipëri.

Mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 4 kilometra nga Librazhdi dhe 19 kilometra nga Elbasani, me thellësi 15 kilometra, sipas faqes sizmiologjike EMSC.

Konkretisht lëkundjet u regjistruan në orën 06:32.

Nga informacionet e para, nuk ka pasur dëme materiale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.