“Legalizohen” bastet online; mund të aplikojnë edhe pronarët, biznesi i të cilëve u mbyll në 2018

Të gjithë ata administratorë apo aksionerë kompanish që ofronin para vitit 2018 lojra fati, tashmë do të kenë sërish mundësinë të aplikojnë për licensë për të ofruar bastet online.

E thënë ndryshe ligji i ri për bastet online, mund të ketë pronarë të vjetër kompanish.

E vetmja risi që ofron ligji që po diskutohet në parlament është fakti se licensa do të jepet nëse pjesë e aplikuesit do të jetë edhe një kompania me eksperiencë ndërkombëtare në vendet e BE-se.

Ligji nuk ka kufizime, mund të aplikojnë edhe ata pronarë që ofronin një aktivitet të tillë para vitti 2018. Por këtë herë duhet të jenë pjesë pavaresisht aksioneve edhe një kompani që operon në një nga vendet e bashkimit europian. Kjo së bashku me disa kritere të tjera janë përcaktuar për të marrë licensën për ushtrim aktiviteti- u shpreh Vasilika Vjero zv/ministre e Financave.

Por arsyeja pse qeveria vendosi të rikthejë bastet online, lidhet me faktin se ky aktivitetet ishte tërësisht në informalitet madje me përhapje të gjerë.

Ajo cfarë është konstatuar pas mbylljes së aksionit “Fundi Marrrëzisë” është fakti se ky aktivitet vijoi në informalitet. Të gjithë e dimë që ka dhe përhapje të gjerë duke qarkulluar shumë të mëdha.

Për opozitën rikthimi i lojrave të fatit është një dështim i qeverisë për të luftuar informalitetin, dhe jo vetëm edhe pastrimin e parave, pasi ky sektor konsiderohet me rrisk.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.