Lanë të vdekur bariun në aksin Gjirokastër-Kakavijë, prangoset turisti polak dhe shoferi shqiptar

Pasditen e së shtunës, në aksin Gjirokastër-Kakavijë ndodhi një aksident me pasojë vdekje. Dy mjete, një autoveturë dhe një furgon me turistë polakë, u përplasën dhe dolën nga rruga, duke i marrë jetën bariut Vasil Gega.
Këtë të dielë, dy shoferët e mjeteve kanë rënë në prangat e policisë, si pasojë e ngjarjes së rëndë.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit 47 vjeç, banues në Poloni dhe 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi Vasil Gega, 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.