“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji!”, Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ‘Mjeshtrit të Madh’

Miks Albania

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të “Mjeshtrit të Madh”, Jorgo Papingji.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të autorit dhe poetit, Jorgo Papingji.

“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”, shkruan Rama në Facebook. Autori dhe poeti i madh shqiptar, Jorgo Papingji ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare pasditen e sotme rreth orës 17:30.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.