Lamtumira e fundit për Papa Françeskun, nis ceremonia mortore

Funerali i Papa Françeskut ka nisur dhe arkivoli me trupin e tij është transportuar nga Bazilika e Shën Pjetrit në Sheshin e Shën Pjetrit.

Riti për varrimin e Atit të Shenjtë ka filluar ndërsa kanë rënë këmbanat në sheshin e Shën Pjetrit.

Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re.

Kapaciteti maksimal prej 50.000 njerëz, që do ndjekin funeralin solemn të Papa Françeskut, në Sheshin e Shën Pjetrit është arritur.

100 mijë njerëz raportohet se ndodhen në Via della Conciliazione.

Në anën e djathtë të oborrit të kishës, ku ndodhet statuja e Shën Pjetrit ndodhen kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.