Ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale, Kosta Barka, ka ndërruar jetë. Ai mbajti postin e ministrit gjatë qeverisë Berisha.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Humbëm një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë”, shkroi ligjvënësi demokrat, teksa shtoi se Kosta Barka ishte një simbol i qëndresës e vizionit progresiv.
Postimi i Tritan Shehut:
Kosta Barka nuk është më midis nesh! Humbëm të gjithë së bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta.
Humbëm një mik të pa zëvendësueshëm. Një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rallë!
Një politikan konseguent, me principe e parime të qarta e të pa lëkundshme. Një demokrat të orëve te para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetëm Dropulli, as vetëm Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbëm të gjithë! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve e komunitetit të tij, të gjithëve! Ta kujtojmë gjithmonë ashtu si ishte!