LAJMI I FUNDIT/ Hashim Thaçi lë burgun në Hagë dhe niset drejt Kosovës

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka lënë burgun e Hagës dhe është nisur për në Kosovë. Thaçi vjen për herë të parë në Kosovë që nga arrestimi në 2020.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Express nga Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ajo ka treguar se Thaçi është nisur për në Kosovë për arsye bindëse humanitare dhe se shoqërohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha Griep.

Burime për media bëjnë me dije se Thaçi ka marrë leje nga paraburgimi në Hagë për shkak se nëna e tij është sëmurë.

Kujtojmë që katër ish-krerët e ushtrisë së UÇK ndodhen në Hagë, pasi akuzohen për krime lufte. Në paraburgim ndodhet ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.