Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kurorën e gjelbërt të qytetit të Laçit, pranë rrugës që të çon në kishën e Shna Ndout.
Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik zonën e banuar. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile, ndërsa pritet të ndërhyhet edhe nga ajri.
Nuk dihet ende se si kanë nisur flakët, por paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe kanë nisur hetimet.