Kuvendi do të zhvillojë seancë plenare këtë të enjte.
Në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”. Kuvendi do të diskutojë gjithashtu edhe projektvendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Bëhet me dije se Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 31.10.2024. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
Njoftime (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 3. Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”. (Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, e 158, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Diskutime (Shprehen grupet parlamentare.)
Projekvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)
Projekvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, të neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit)
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)