Kuvendi miraton kalimin në votim të Amnistisë Penale

Miks Albania

Zhvillohet këtë të enjte seanca e zakonshme parlamentare. Me kërkesë të dy grupeve parlamentare PS-PD u fut në rendin e ditës edhe Amnistia Penale.

Për këtë çështje, foli më herët kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ai ritheksoi se asnjë zyrtar apo ish-funksionar i lartë që është hetuar nga SPAK apo është aktualisht në proces gjyqësor nuk do të përfitojë nga Amnistia.

Ndërkohë deputetët e opozitës kanë mbushur sallën e parlamentit dhe tavolinat e tyre të punës me targën AA653DM. 

Këtë targë e ka denoncuar më parë Gazment Bardhi duke akuzuar vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, se e përdorte me anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës në Xibrakë.

Për këtë çështje ai kërkoi interpelancë me kryeministrin Rama, por ky i fundit e refuzoi duke i quajtur akuzat si gënjeshtra haluçinante dhe kërkesën e Bardhit si të pabazë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.