Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit gjatë kësaj jave

Miks Albania

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik.

Ditët e hënë, të martë dhe të premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar.

Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore.

Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

Ditët e mërkurë dhe të enjte moti pritet të jetë me alterime kthjellimesh të herëpasherëshme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era pritet të jetë me drejtin verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 8-10m/sek shoqëruar me valëzim 1-2ballë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.