Kushi: Do të aplikohet kredia studentore, shlyerja fillon 3 vite pas…

Miks Albania

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë, ka bërë me dije se do të aplikohet kredia studentore, e cila do të jetë pa kolateral.

Kushi tha se detyrimi për shlyerjen e kredisë fillon nga 3 vite pas nënshkrimin e kontratës.

Kredia studentore do të jetë pa kolateral.Pasi të kemi marrë konfirmimin nga universtiteti që studenti frekuenton procesin mësimor. Afatet do të jenë të përcaktuar qartë për çdo nivel. Detyrimi për shlyerjen e kredisë fillon nga 3 vite pas nënshkrimin e kontratës.

Kemi vendosur që studentët përfitues të jenë ata që nuk kanë përfituar bursa apo përjashtim nga tarifa.

Do të ketë disa kritere. Sa më e vogël është shuma aq më e sigurt është se do jetë përfitues i kredisë”, tha Kushi.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.