Kushërinjtë 20 dhe 19-vjeç qëllohen me thikë, transportohen të dy në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy kushërinjëve në Rrëshen. Policia bën me dije se pas një konflikti për motive të dobëta ata janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin me thikë.

Si pasojë e plagëve të mara dy të rinjtë e moshës 19 dhe 20-vjeç kanë përfunduar të dy në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mirditë / Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. K. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.