Kush është gruaja që drejtonte grupin kriminal në Tiranë…

Brikena Frakulli, është 40-vjeçarja që drejtonte një grup kriminal në Tiranë që merrej me shpërndarjen e drogërave të forta heroinë e kokainë.

Po ashtu janë zbardhur edhe identitetet e personave të tjerë të arrestuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Bëhet fjalë për Hortenca Biçakun, Klevi Banushin dhe Artur Kriston.

Katër personat u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Kutia e Pandorës”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli, dhe Artur Kristo, policia sekuestroi 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtu nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryera rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga Brikena Frakulli, e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.