Kush është fallxhorja që parashikoi ndarjen e Elias nga Princ Leka

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare si “People”, ”Vanity Fair”, “Daily Mail”, ‘New York Post”, “Independent”, “Fox News” po shkruajnë për këtë ngjarje.

New York Post i ka dedikur mbi 4 artikuj ndarjes dhe arsyeve që çuan çiftin mbretëror drejt divorcit, por së fundmi shkruan dhe se ndarja e tyre ishte parashikuar nga një fallxhore.

Bëhet fjalë për parashikuesen e njohur të fatit, Sally Morgan. Në një intervistë të bërë për revistën “Closer”, Morgen kishte bërë parashikimet e saj ku tha se në vitin 2024 do të divorcohej një çift mbretëror.

Asokohe, te gjithë aluduan se ky çift do të ishte Duka dhe Dukesha e Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle.

Princ Leka II dhe princesha Elia Zaharia u martuan në një ceremoni luksoze në vitin 2016.

Katër vite pas lidhjes së martesës në vitin 2016, çifti u bënë prindër ku mirëpritën vajzën e tyre, të cilën e emëruan me emrin e gjyshes së ndjerë të princit, Mbretëreshës Geraldinë.

Princi i kurorës Leka II u bë trashëgimtari i kurorës shqiptare pas vdekjes së babait të tij, mbretit Leka I, në vitin 2011.

“SKY News” shkruan gjithashtu për këtë divorc shokues ku në mbyllje thotë se “tani një beqar i lakmuar, me pak gjak australian, është në ‘treg’”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.