Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë thirrje për rritje të prodhimit të raketave për të siguruar fuqi ushtarake dhe për të qenë gati për luftë.
Kim dha urdhrin teksa vizitoi fabrikat kryesore të municioneve që prodhojnë raketa taktike, platforma lëshimi të raketave, automjete të blinduara dhe predha artilerie të premten dhe të shtunën.
Inspektimi i tij në terren ishte i fundit në një varg vizitash në fabrikat e armëve, ku ai urdhëroi prodhimin masiv të armëve dhe erdhi disa ditë përpara se Koreja e Jugut dhe SHBA të fillonin stërvitjet vjetore ushtarake, të cilat Pheniani i sheh si një provë për luftë.