Kurti: Zgjedhje të reja në veri. Kandidatët dhe votuesit të mos përballen me frikësime e kërcënime 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar kërkesat e ndërkombëtareve dhe është shprehur i gatshëm për angazhim intensiv e të përbashkët në çtensionimin e gjendjes dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti ka paralajmëruar zgjedhje të reja në komunat e veriut teksa ka thënë se rruga para është ndalimi i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm e grupet kriminale ndaj policise dhe gazetarëve.

Përmes sundimit të ligjit në veri, kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja tha Kurti duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime.

Kjo deklaratë u publikua pas takimit që kreu i qeverisë pati me Lajçak dhe Escobar në Kryeministri.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.