Kurti: Tensionet në veri, nga paniku i Beogradit

Miks Albania

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për median gjermane Der Spiegel ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është e tensionuar për shkak të panikut që ka krijuar Beogradi.

Kurti ndër të tjera është shprehur se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

“BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Ndërkohë në lidhje me kërkesën e Serbisë, që presidenti Vuçiç ja drejtoi KFOR-it, për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë, Kurti theksoi se presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të kthejë Serbinë në të shkuarën.

Shefi i Qeverisë së Kosovës theksoi se kjo kërkesë është qesharake.

“Duket se Vuçiçi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.