“Kur do të martohet Mira?”/ Murati tregon pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT-së

Miks Albania

Shqiptarja Mira Murati, shefe e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka treguar se cila ka qenë pyetja e parë që nëna e saj i bëri ChatGPT.

Gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Murati tregoi një histori me nënën e saj teksa ka provuar për herë të parë ChatGPT.

Ajo tregon se i shpjegoi nënës së saj se mund të bënte çdo pyetje që të donte, qoftë edhe në gjuhën shqipe.

Pyetja e nënës së saj ndan ChatGPT ishte:

“Kur do të martohet Mira?”

Ndërkohë pas pyetjes, motra e saj i ka thënë duke qeshur se ChatGPT nuk mund të bëjë mrekulli.

“Mami nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale”, ka thënë motra me humor.

Kjo pjesë e intervistës e publikuar fillimisht në rrjetin social X, ndërsa tashmë është bërë virale kudo në rrjetet sociale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.