Dikur struktura më e lartë e Londrës dhe e famshme për restorantin e saj rrotullues, kjo kullë i është shitur një grupi hotelier amerikan për 275 milionë Paund.
E hapur në vitin 1965 nga kryeministri i atëhershëm Harold Wilson, kulla 177 metra e lartë u përdor nga transmetuesit televizivë për dërgimin e sinjaleve. Fillimisht e quajtur Kulla e Postës, roli i saj për të ndihmuar në komunikim u zvogëlua pasi teknologjia fikse dhe celulare ndryshoi.
Ishte ndërtesa më e lartë e Londrës për 16 vjet derisa u ndërtua një kullë tjetër në qytetin e Londrës. Kjo kullë ka dëshmuar momente të rëndësishme në të kaluarën.
Ylli i “Rolling Stones”, Mick Jagger realizoi një foto me të dashurën e tij Chrissie Shrimpton, motrën e modeles Jean Shrimpton, në barin e restorantit të kullës në vitin 1966. Nga ana tjetër boksieri amerikan, Muhammad Ali realizoi një foto duke parë Londrën nga maja e kullës në korrik të atij viti.
Në vitin e parë që u hap për publikun, kulla tërhoqi më shumë se një milion vizitorë.