Kujdes prej tyre! Shenjat e Horoskopit nuk do t’ju ndihmojnë nëse nuk përfitojnë diçka nga ju

Binjakët

Binjakët, dijeni se nëse shkoni t’i kërkoni ndihmë, ai do t’i përgjigjet kërkesës tuaj. Por merrni të mirëqenë se në fund të mendjes së tij ai tashmë do të mendojë se çfarë favori do t’ju kërkojë të ktheni. Do të jeni një derë tjetër që mund të trokasë, në çdo kohë dhe moment. Një i njohur apo mik më shumë nga i cili do të mund të kërkojë një shërbim ose që do të mund ta nxjerrë nga një situatë e vështirë.

Mësoni për specifikat tuaja, prirjet, pikat e forta dhe të dobëta përmes horoskopit tuaj personal!

Akrepi

Akrepi nuk bën kurrë asgjë rastësisht dhe ai nuk do të jetë zemërmadh nëse nuk ka diçka për të fituar edhe nga ju. Ndihma që do t’ju japë do të jetë proporcionale me “pjesën e fitimit” të tij. Sa më i vogël ose inekzistent, aq më pak ka gjasa që do t’ju ndihmojë. Ai as nuk do të shqetësohet nëse nuk ka diçka në këmbim për të. I ashpër apo jo, kështu është Akrepi.

Bricjapi

Për Bricjapin, koha është para. Nuk ka sesi të angazhohet në diçka, e cila thjesht do t’i marrë kohë dhe nuk do t’i japë asgjë në këmbim. Ai ka qëllimet e tij dhe gjëra shumë më të rëndësishme për të bërë sesa të ulet dhe të dëgjojë dramën ose problemin tuaj. Por nëse edhe ai ka diçka për të fituar pas saj, atëherë po, ai do t’ju ndihmojë dhe madje do të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për t’ju dhënë zgjidhje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.