Bashkia e Lezhës ka njoftuar banorët e zonës për motin e keq që peritet të përfshijë qytetin në ditët në vazhdim.
Sipas njoftimit, reshjet e dendura të shiut dhe një furtunë priten të nisin në orët e para të mëngjesit të datës 29 gusht, duek nisur nga ora 01:00.
“Qarku i Lezhës do të përballet me situatë të vështirë nga moti i keq, i cili pritet të nisë më datë 29 gusht rreth orës 01:00 të mëngjesit. Shërbimet e Emergjencave do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast, njofton bashkia ndërsa u bën apel banorëve të zonës të marrin çdo masë të mundshme dhe të lajmërojnë në numrin e telefonit: ?+355 68 331 2049.”– thuhet në njoftim.