Kryq i kuq mbi fytyrën e edukatores, protestuesit kërkojnë dënimin e saj: Bëjeni shembull!

Pasi bënë thirrje për dorëheqjen e minsitres së Arsimit, qytetarët që po protestojnë për dhunimin e 3-vjeçares nga edukatorja, po marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme.

Në një nga pankartat që ata mbajnë në duar është fotoja e edukatores Majlinda Dehima me kryq të kuq në fytyrë dhe shkruhet: “Bëjeni shembull.”

Më herët, policia njoftoi arrestimin e edukatores, lajm që u prit me duartrokitje nga protestuesit, të cilët tahsmë kërkojnë dënimin e saj. Prokuroria ka kërkuar caktimi ne masës së sigurisë “Arrest me burg” për Dehimën, e cila akuzohe për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Ngjarja e rëndë u zbulua pas denoncimit të prindërve dhe në një emision investigativ u publikuan pamje ku shihet se edukatorja e dhunon të miturën, duke i thyer edhe këmbën.  

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.