Kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial, autorët…dy policë. Ishin në vëzhgim prej disa javësh

Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.

Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici i Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.

Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila po kryen veprimet./Tch

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.