Kryeministri mban sot fjalimin e fitores, Rama: S’po gjej dot fjalë, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin

Edi Rama do të mbajë një fjalim fitoreje ditën e sotme në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”. Kryeministri përmes një reagimi në Facebook, falenderon të gjithë shqiptarët që e votuan.

“MIRËMËNGJES, dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në këto zgjedhje, Partia Socialiste ka siguruar deri tani 83 mandate, ndërsa procesi i numërimit për votën e Diasporës nuk ka përfunduar ende.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.