Kryeministri Edi Rama i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Miks News

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në QSUT. 

Mësohet se aktualisht kryeministri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.  

Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.  

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT. 

Kujtojmë se rreth dy vite më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.