Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, në një reagim thotë se po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në këtë bashki.
“Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet”, thotë Spahia.
Kryebashkiaku shprehet po ashtu se si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bën thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.