Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Beci u paraqit të premten dhe dha deklarime në Prokurorinë e Posaçme. Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.
Sipas informacioneve, avokati i Becit është njohur me të dhënat e SPAK në përfundim të hetimeve.