Krishtlindje/ Veliaj: Kur je bashkë me të tjerët, gëzimet dyfishohen

Dreka e Krishtlindjes për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë në Tiranë u shërbye nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Përmes këtij gjesti Veliaj zgjodhi të ndajë urimin e tij për festën.

“Për çdo një njeri që punon, janë 100 veta që e komentojnë, 100 vetë që e padisin, 100 vetë që e shajnë dhe mallkojnë. Por, lajmi i mirë është se ata nuk janë me shumicë. Lajmi i mirë është se shumica jemi ne. Ne duhet të vazhdojmë të gjithë përpara, ndaj ju uroj gëzim, shëndet, mbarësi dhe vetëm të mira për familjen tuaj.”

Një falenderim, Veliaj e ka edhe për vullnetarët dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës.

“Kur je bashkë me të tjerë, dhimbjet përgjysmohen dhe gëzimet dyfishohen. Besoj se fjala ‘bashki’ është një nga fjalët më bukura të gjuhës shqipe sepse shpreh se duke qenë bashkë realizojmë projekte, punë, plane dhe ëndrra, që ndoshta veç e veç nuk i bëjmë dot.”

Dreka e Krishtlindjes u shërbye në endrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.