“Kriminelët shqiptarë” drejt kthimit në atdhe! Ambasadori britanik zbulon si do kryhet zhvendosja

Në një intervistë ekskluzive duke folur për këtë marrëveshje me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ambasadori Alastair King-Smith tregon se si u arrit kjo marrëveshje.

Muhamed Veliu: Cila është formula e dakortsuar për sa i përket kostos financiare paguar nga Anglia për çdo shqiptarë të transferuar në burgjet shqiptare?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo marrëveshje ka një numër elementësh, por në thelb, Qeveria Britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri.

Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tej mbushur, burgjet shqiptare janë të tej mbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.