Krim në familje, babai vret gruan dhe 4 fëmijët në Francë

Krim në familje. Një 33-vjeçar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij në Francë.

Trupat e tyre u gjetën të hënën në mbrëmje në një apartament në qytetin Meaux, 40 km në verilindje të Parisit. Nëna dhe dy vajzat  janë goditur me thikë aq shumë sa ka qenë  e pamundur të përcaktohej nga autoritetet se sa goditje kishin marrë.

Dy djemtë më të vegjël të familjes dyshohet se janë mbytur. Policia arrestoi babanë e fëmijëve, 33 vjeç, mbrëmjen e së hënës. Prokuroria ka hapur një hetim për ngjarjen e rëndë.

Fqinjët u thanë hetuesve se kishin dëgjuar britma gjatë orëve të para të ditës së Krishtlindjes. Alarmi u ngrit më vonë gjatë ditës pasi ata nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje nga familja.

Autori ka patur probleme me shëndetin mendor. Në vitin 2019, ai sulmoi gruan e tij me thikë, por e ndjera nuk kishte ngritur akuza dhe çështja u pushua në atë kohë.

Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dokumente që tregojnë se autori ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik në vitin 2017.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.