Krim në familje, 50-vjeçari vret bashkëshorten në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Orikum. Rreth orës 13:30, Policia ka marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesën e saj.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se viktima, shtetasja Sose Xhebro, 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasiLlogora Xhebro., 50 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, në garazh është gjetur autori i dyshuar, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Orikum/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.