Vrasje me armë zjarri në Dukagjin. Policia thotë se 61-vjeçari Piro Prroni është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Abat, në zonën e Dukagjinit.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar Ndoc Maçaj.
“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, një qytetar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një 61 vjeçar. Mësohet se autori i dyshuar Ndoc Maçaj dhe viktima Piro Prroni ishin shokë me njeri tjetrin dhe kanë qëndruar bashkë.
Sipas të dhënave nga zona, mësohet se shkak ka qenë një debat i çastit mes dyve gjatë kohës që po rrinin me njeri tjetrin.
