Krijimi i shtetit Bektashi në Tiranë, Beleri ankohet në Bruksel

Miks News

Fredi Beleri ka reaguar pas lajmit që kryeministri Edi Rama dha lidhur me krijimin e një shteti Bektashi në Tiranë.

Beleri i cili është shprehur kundër krijimit të këtij shteti, i ka drejtuar disa pyetje Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit të Bashkimit Evropian, duke kërkuar të dijë nëse krijimi i shtetit Bektashi do të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ja teksti i plotë i pyetjes:

Planet e Shqipërisë për krijimin e një shteti sovran fetar mysliman në Tiranë u njoftuan të dielën më 22.09.2024 nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas asaj që është bërë e ditur deri më tani, shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, ndërsa do të ketë dokumentet e veta diplomatike, kufijtë dhe një strukturë administrative më vete. Në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar) do të natyralizohen vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi.
1) Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht të sapoformuar dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?
2) A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që sigurojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?
3) Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.