Pak ditë më parë, Meri Shehu i habiti të gjithë kur u shpreh se ‘i duket se në shtëpinë e Big Brother VIP 3 ka fantazma’ dhe se ‘ndjente energji fantazmash’.
Lidhur me këtë e pyeti mbrëmë Ledion Liço, i cili e pyeti: “Po mire o Meri, me aq banorë sa ke aty brenda dhe një fantazmë të duhej?”.
“Na duhej një fantazmë sepse e para unë mendoj se e pëlqen shtëpinë tone, e dyta të na shpjegojë disa ngjarje. Atë ditë kur po flisnim për fantazma, erdhi Erjola, të cilës i kishte rënë i gjithë pluhuri i pudrës dhe e ndjeu si një energji që e kishte ndjekur nga pas”, tha Meri, e cila ishte në dhomën e rrëfimit dhe herë pas here i fikej drita aty.
Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit, teksa ajo ishte ulur në tavolinë duke ngrënë, i thotë Romeos se krevatin ku rrinte Drini dhe Olsi do t’a quante ‘krevati i fantazmave’.
“E shikon që ai krevati ngel gjithmonë bosh? Krevati i fantazmave do ta quaj. Ishte Drini, iku. Ishte Olsi, iku. Bosh do rrijë. Mos e ço Bardhin se nuk i dihet. A ikën ata të dy?”, tha Meri Shehu.