Kredi me interes “zero” për mjekët, ushtarakët e policët

Miks Albania

300 përfituesit e parë të programit të kredive për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të policisë kanë mundësi nga sot të tërheqin shumat e dakordësuara me bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që të gjitha interesat do të paguhen nga buxheti i shtetit. Nga qeveria kjo nismë u vlerësua jo vetëm si një stimul për këto profesione dhe si një politikë për të zbutur emigrimin e të rinjve.

“Sepse kjo nuk është thjesht një çështje shpërblimi i atyre që janë në kulmin e karrierës, por është një çështje perspektive për të rinjtë”.

Programi kryeministri premton se do të shtrihet edhe në vitin e ardhshëm.

“Vitin e ardhshëm do të kemi mundësinë që ta zgjerojmë numrin”.

Kryeministri rreshton disa arsye përse të rrish në Shqipëri është më me leverdi financiarisht s’e të shkosh në një vend të BE, ku veç detyrimeve financiare janë dhe ato kënaqësitë e jetës që sipas tij në vendin tonë i ke me bollëk.

“Ku e gjen në Gjermani kohën për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj lloj muhabetesh e për të marrë në gojë gjithë dynjanë”.  

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.