Kosova është ngritur për 5 vende më lart sa i përket lumturisë. Është e 29-a në listën e vendeve më të lumtura në botë.
“Po jam i lumtur”, tha një qytetar.
Ndihemi mirë, shëndet mirë, shoqnia mirë”, tha një tjetër.
Liria që e jetojnë në këto 24 vite pas luftës, është një indikator i qytetarëve të Kosovës për të qenë të lumtur.
“Liria së pari, si duket dhe gjendja ekonomike ka filluar me u rregulluar”, tha qytetarja.
Qytetarët e Shqipërisë duket të mos jenë aq të lumtur. Ndonëse është përmirësuar në pozicion në raport me vetveten, duke u ngjitur në vendin e 87, nga 91 që ishte një vit më parë, sërish mbetet ndër më të palumturat në Ballkan. Tre vende më poshtë atë të 84-të janë të listuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut ndërsa Mali Zi zë vendin e 76.
Finlanda është ende vendi më i lumtur në Tokë, por Britania dhe SHBA-ja kanë rënë më poshtë në Raportin e Lumturisë Botërore.