Korça është zgjuar mëngjesin e sotëm e mbuluar nga dëbora.
Reshjet kanë nisur gjatë natës në kuotën mbi 1200 metra, ndërsa në kuotat më të ulëta ka pasur reshje shiu.
Rrugët janë mbuluar nga dëbora dhe autoritetet kanë marrë masat e nevojshme duke vendosur në punë mjetet borëpastruese në këtë aks, ndërsa në rrugët e tjera është bërë vetëm kriposja e rrugës.
Temperaturat në Korçë kanë shkuar në minus, ndërsa gjatë ditës së sotme nuk parashikohet për reshje të tjera dëbore.