“Kontrolloni emocionet dhe kujdes me fjalët!” Meri Gjini tregon si do të jenë këto 4 ditë për çdo shenjë të Horoskopit

Miks Albania

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin për atë që i pret shenjat e Horoskopit gjatë ditëve të mbetura të javës.

Dashi: Dielli është aty, pritet Venusi ditën e nesërme dhe hyrjen e Hënës së re gjë që bën që të jenë protagonistët e kohës. Në këtë 4-ditësh do të jenë të shumta impenjimet dhe mendimet dhe shpesh do ta gjenë veten të ngatërruar. Duhet fokus për t’i vendosur në një vijë të drejtë problematikat që kanë në mendjen e tyre, por që çuditërisht mendjen e kanë për arratisje.

Demi: Do të duhet ta shfrytëzojnë mirë këtë 4-ditësh dhe duhet të vendosin në agjendën e tyre edhe çfarë kanë të rëndësishme për të hënë të martë nëse munden. Javës që vjen do duhet të përgatiten me pengesa sa i përket pagesave dhe impenjimeve. Sa i përket Venusit, duket sikur kane nevojë për pauza me shumë ngjyra dhe pasione. Do e gjejnë veten gjatë fundit të javës me të rrethuar me miq.

Binjakët: Kanë një tendencë për të harxhuar energji më shumë se ç’duhet për të tjerët. Të jenë të saktë dhe të drejtë në gjykimin e asaj çfarë u duhet për veten dhe çfarë mund të japin. Do ta gjejnë veten pak sa të ngarkuar darkave. Megjithatë Venusi te Dashi nesër, është e pamundur që t’i lërë jashtë ndikimeve të veta, ka të bëjë me marrjen në kontroll të çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë.

Gaforrja: Do të duhet të kanalizoni drejt mendimet dhe të jeni pak të kujdesshëm në mënyrën si komunikoni, duke qenë që ngarkesat apo ky Mërkur në të kundërt ju konfuzon, bën ta keni pak të vështirë të zhvishni fjalën nga emocioni. Kontrolloni emocionin. Sot edhe nesër janë dy ditë shumë të mira për të mbyllur detyrimet e javës.

Luani: Do të duhet të jenë të kujdesshëm me virozat e stinës. Sot dhe nesër shumë pak shqetësime sa i përket pjesës së ekonomisë apo çështje që i përkasin familjes. Te merren me veten dhe pjesën sociale sot edhe nesër.

Virgjëresha: Me çështje sociale dhe emocionale, duke qëne që përballë kanë Neptunin në hyrje të drejtpërdrejtë me Venusin sot edhe orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, duket se pasioni dhe nevoja për emocione do të ngjyrosë jo vetëm këto dy ditë por edhe 4-ditëshin e plotë.

Peshorja: Gjëja e parë është të kujdesen për veten nga virozat e kohës, sa i përket Venusit, duket sikur do t’u japë mundësinë të jenë në qendër të vëmendjes.

Akrepi: Sa i përket vendosjes së Venusit mbi Neptunin ditën e sotme, duket sikur pasioni për veprimin për çështje që kanë të bëjnë me profesionin janë ato që do të ngjyrosin ditën e sotme dhe ditën e nesërme. Nuk duhet të nxitohen për shkak të Mërkurit në të kundërt.

Shigjetari: Me çështje të shtëpisë dhe familjes do të merren ditën e sotme dhe ditën e nesërme. Venusi te Dashi u shkon shumë, nxit të bërit sporte, lëvizje. Me Mëkurin në të kundërt duhet të jenë të kujdesshëm.

Bricjapi: Do të kanalizojnë fundin e javës duke vendosur të shpenzuarit kohë me njerëz që u besojnë gjithçka. Duan të ndihen të sigurt, duan të ndihen komod dhe për këtë zgjedhin që çfarëdo diskutimi ta bëjnë me njerëz që e kanë të lehtë për t’u besuar gjithçka.

Ujori: Shumë kohë për të zgjidhur problematikat e të tjerëve. Duket sikur që nga dita e sotme, koha e tyre do të konsumohet duke zgjidhur problemet e të tjerëve. Kujdes te pjesa e virozave të kohës.

Peshqit: Çdo lëvizje duhet bërë e mirëmenduar dhe e maturuar, nëse nxitohen do të marrin pas shpërblimin e asaj që bëjne. Venusi dhe Neptuni është sot tek ata, për ata që janë në kërkim të emocionit dhe ata që duan të zgjidhin çështjet familjare dita e sotme dhe e nesërme janë për ata. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.