Kontrolle në 14 banesa në Elbasan për çështjen e inceneratorit

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave të dyshuar se kanë lidhje me inceneratorin e qytetit.

Kontrollet janë zhvilluar me vendim të Gjykatës, në kuadër të hetimeve për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se veprimet janë pjesë e një procesi hetimor që ka nisur më shumë se një vit më parë, pas incidentit të rëndë në vitin 2024, kur fusha e mbetjeve në Elbasan u përfshi nga flakët.

Fillimisht hetimet nisën për rastin e zjarrvënies, por gjatë procesit hetimor janë zbuluar indicie të reja që lidhen me keqpërdorimin e fondeve dhe shkelje të tjera ligjore të dyshuara në menaxhimin e inceneratorit.

Prokuroria pritet të bëjë publike rezultatet e aksionit gjatë ditës së sotme.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.