Konflikti Izrael-Iran dhe roli i SHBA/ Donald Trump cakton afatet…

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme, duke folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe mundësinë e ndërhyrjes së SHBA-ve.

Leavitt nuk dha një përgjigje të saktë, por ama lexoi një citat të drejtpërdrejtë nga Donald Trump, ku thuhet se ekziston mundësia që SHBA të sulmojë Iranin brenda dy javësh. “Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të sulmoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme.”– lexoi ajo.

Më tej, Leavitt shtoi se askush nuk duhet të habitet nga qëndrimi i Trumpit, sa i përket Iranit.

“Irani absolutisht nuk mund të zotërojë një armë bërthamore, Trump ka qenë i qartë pa mëdyshje rreth kësaj çështjeje për dekada”– tha ajo.

Më tej, Leavitt tha se “e gjithë bota është në anën e presidentit”. Sekretarja shtoi se mesazhi se Irani nuk mund të sigurojë një armë bërthamore “është diçka për të cilën bien dakord pothuajse i gjithë njerëzimi, përveç vetë regjimit terrorist iranian”.

“Presidenti pret që Evropa t’ua përcjellë këtë mesazh drejtpërdrejt iranianëve”, shton ajo.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.