Konflikt për motive të dobëta/ 30-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit në Tiranë 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minitash. Dy persona, vëllezër me njëri-tjetrin, janë plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin, Tedi Durishti 30 vjeç.

Fillimisht mes personave ka pasur konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe autori i ka qëlluar me thikë.

Të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.