Konflikt me sende të forta në “Thumanë-Krujë”, vritet 57-vjeçari

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në aksin “Thumanë-Krujë.

Rreth orës 00:40, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi P. N., 57 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar, si edhe një tjetër shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

Për shkak të hetimeve në vijim, identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, pritet të jepet informacion i plotë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.