Mikel Xhetani, 25 vjeç ka mbetur i plagosur pas një konflikti me armë në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55. Mësohet se, Xhetani është konfliktuar me një person tjetër në afërsi të një banke të nivelit të dytë dhe si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur në këmbë. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.