Komplikacionet nga gripi, Çomo: Prekje e mushkërive tek personat 16- 40 vjeç

Vijon të mbeten të larta shifrat e personave të prekur nga gripi gjatë këtyre ditëve, ndërkohë që në rritje është edhe numri i personave tek të cilat gripi ka lënë komplikacione. Sipas abc neës, në shërbimin “Infektiv” në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tre javët e fundit paraqiten 100 deri në 150 të sëmurë në 24 orë.

“Situata  paraqitet me numër të shtuar pacientësh në shërbimin “Infektiv” ku dominojnë pacientët me grip dhe janë kryesisht mosha të reja. Pacientët që kanë infeksione të sistemit nervor qendror siç janë meningitet apo encefalitet, pacientë që kanë prekje të mushkërive kryesisht nga gripi”, ka thënë shefja e shërbimit Najada Çomo, e cila tregon se një pjesë e pacientëve që kanë nevojë për shtrim në spital janë në moshë të re.

“Temperatura e lartë që  nuk thyhet nga barnat e zakonshëm,  ka gjendje të fikti,  pafuqi, prekje të mushkërive të zemrës këto e bëjnë një moshë te re nga 16 deri 35 – 40 vjeç të  paraqiten në urgjencë. Një pjesë mjekohen dhe kthehen në shtëpi, një pjesë vijojnë tek mjeku i familjes, një pjesë padiskutim që shtrohen në spital”, ka thënë Çomo.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.