Një 46-vjeçare ka ndërruar jetë në hotelin ku po qëndronte me pushime në Shëngjin.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se viktima ishte shqiptare e Kosovës, ndërsa nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj.
Gjithashtu mësohet se trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore.