Kim Jong Un i gatshëm për të ndihmuar Iranin: Një raketë mjafton për të zhdukur Izraelin

Kim Jong Un ka reaguar me forcë ndaj zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se “një raketë mjafton për të shkatërruar Izraelin” dhe duke shtuar se Koreja e Veriut është e gatshme të ndihmojë Iranin nëse ky i fundit e kërkon.

Deklarata e tij vjen në një periudhë të tensioneve të larta midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të konfliktit në rajon. Lideri korean theksoi kapacitetet shkatërruese të armëve bërthamore dhe raketore të vendit të tij, duke përdorur një retorikë të ngjashme me ato të mëparshmet kundër Perëndimit.

Vetëm dy javë më parë, gjatë Kongresit të Madh të Partisë së Punëtorëve në Phenian, Kim kishte lënë të kuptohej një mundësi për dialog me presidentin amerikan Donald Trump. Megjithatë, sulmet ndaj Iranit, një partner i gjatë diplomatik dhe ushtarak i Koresë së Veriut, duket se kanë shtyrë Phenianin të rishikojë këtë qëndrim.

Më 1 mars, vetëm 24 orë pas nisjes së sulmeve, Koreja e Veriut nxori një deklaratë zyrtare përmes një zëdhënësi anonim të Ministrisë së Jashtme, duke i cilësuar veprimet e SHBA-së dhe Izraelit si agresion të paligjshëm dhe “shkelje më të neveritshme” të sovranitetit kombëtar. Në dokument thuhej se këto veprime ishin të pritshme për shkak të qëndrimit hegjemonik të SHBA-së në rajon, dhe Uashingtoni akuzohej për një rol gjithnjë e më shkatërrues ndaj paqes globale.

Pak orë më vonë, Kim Jong Un publikoi një deklaratë edhe më të fortë, duke shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për Teheranin dhe duke pohuar se Koreja e Veriut është e gatshme të sigurojë raketa për Iranin për përdorim kundër Izraelit, nëse kjo kërkohet.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.