Kiara për Luizin: Shpresoj për anën e tij më të mirë në vazhdim

Me debate është zhvilluar edhe ky “Prime” i Big Brother Vip 2.  Një përplasje ka pasur mes Luiz dhe Teas.

Luizi ka thënë se nëse në shtëpi nuk do të ishte Kiara, ai me siguri do të ishte çift me Tean. Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar jo pak debat në shtëpi, ndërsa gjatë kësaj kohe ata herë janë shfaqur të afërt me njeri tjetrin, herë kanë debatuar me tone të forta.

Hera e fundit kur ata debatuan ishte kur ai i tha se djemt që kanë qenë lidhur me të nuk kanë pasur “gusto”. Këtu ka nisur dhe përplasjet, ku nuk kanë munguar edhe ofendimet.

Në lidhje me këtë situatë kanë reaguar edhe banorët e tjerë, ku deklarat e Kiarës, për të cilën Luizi ka shprehur pëlqim i ka habitur të gjithë.

“Vetëm unë mund ta menaxhoj Luizin. Nëse kam mbajtur këtë qëndrim nga e marta ka qenë sepse besoj se ka një anë të Luiz që mund të rregullohet dhe mund të bëhet një version më i mirë i vetes së tij. Shpresoj për një Luiz më të mirë në vazhdimësi” tha Kiara.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.